Sonte është një moment historik në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte nga ora 21:00.

Sport

12/02/2019 11:38

Liga e Kampionëve do të rikthehet për fazën e 1/8 së finales.

Gara më e madhe në Evropë për klube do të shkruajë sonte edhe historinë e futjes së VAR-it, përcjell lajmi.net.

Në fund të vitit të kaluar ishte vendosur që kjo teknologji të përdorej edhe në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga faza e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Ky vendim ishte marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Ky vendim ka bërë që për herë të parë në Ligën e Kampionëve të përdoret sonte, në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit, si dhe në ndeshjen mes Romës dhe Portos. /Lajmi.net/