Solskjaer zbulon pse De Gea dhe Lukaku nuk ishin pjesë e skuadrës

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se David de Gea e ka humbur ndeshjen e Manchester United kundër Leeds të mërkurën për shkak të një sëmundje ndërsa Romelu Lukaku dhe Luke Shaw nuk janë "gati".

Sport

17/07/2019 14:37

‘Djajtë e Kuq’ janë duke u përballur me Leeds në stadiumin e Perth në kuadër të turneut të tyre në Australi.

De Gea dhe Lukaku kanë qenë të lidhur me largimin nga ‘Old Trafford’ këtë verë, me sulmuesin belg të kërkuar nga Interi, ndërsa portieri spanjoll është ende duke negociuar një kontratë të re, përcjell lajmi.net.

Por trajneri norvegjez ka thënë se mungesa e dyshes nuk ka lidhje me të ardhmen e tyre.

“Davidi sapo u sëmur sot, ai nuk ndihej mirë kështu që ne do të presim ndeshjen e Interit që të jetë gati”.

”Dhe të tjerët nuk janë të gatshëm [Lukaku, Shaw dhe Grant]”, tha Solskjaer për faqen zyrtare të Man Utd përpara ndeshjes. /Lajmi.net/