Solskjaer i gatshëm që të largohet nga ‘Old Trafford’?

Ole Gunnar Solskjaer mund të largohet nga Manchester United.

Sport

19/10/2019 16:20

Bosi i ‘Djajve të kuq’, Ole Solskjaer, nuk e ka nisur edhe aq mirë sezonin e ri në Premierligë, me skuadrën e tij që ngeci të shmangte rezultatet negative.

Sipas raportimeve të ‘Metro’, Solskjaer do të ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga posti i trajnerit tek Man Utd, nëse do të ndihej sikur po e dëmton klubin, transmeton lajmi.net.

Norvegjezi po dështon të tregojë vetën nën presionin e madh të cilin po e kalon, por ai beson se mbetet personi i duhur për punën.

Nëse situata duhet ndryshuar, ai do të ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga kontrata tri vjeçare me United. /Lajmi.net/