Sllovenia në formë më të mirë se Kosova në pesë ndeshjet e fundit
Kosova luan sot takimin e tretë në Ligën C, kundër Sllovenisë në ''Fadil Vokrri''.

Sport
‘Dardanët’ me fillim nga ora 20:45, do të kërkojnë tre pikë kundër një kombëtare me të cilën përballen për herë të parë.
Megjithatë, forma e skuadrës së Bernard Challandes lë shumë për të dëshiruar në pesë ndeshjet e fundit, ku ka marrë një barazim dhe katër humbje.
Sllovenët në anën tjetër kanë tre fitore, një barazim dhe një humbje. Sllovenia ka fitore kundër skuadrave modeste si Latvia, San Mario dhe Moldavia, me të cilën Kosova barazoi.
Sllovenia nuk është ekipi që ka qenë dikur, dhe Kosova do të synojë pikë të plota nga ky takim. /Lajmi.net/