Sllovenia me tri mungesa të mëdha ndaj Kosovës
Kombëtarja e Kosovës zbret sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sport
Dardanët do të luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, kësaj radhe ndaj Sllovenisë.
Sllovenia vjen me katër pikë të grumbulluara dhe në letër shihet favorite, por në këtë ndeshje duhet të bëjë pa tre lojtarë të saj.
Josip Ilicic, Tim Matavz dhe Andraz Sporar do të jenë lojtarët që i mungojnë sllovenëve, përcjell lajmi.net.
Por, pa mungesa nuk është as kombëtarja e Kosovës, e cila kalkulimet bën pa Milot Rashicën, Vedat Muriqin, Amir Rrahmanin, Hekuran Kryeziun e Idriz Vocën.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të luhet me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/