Skuadra italiane ëndërron Conten

Antonio Conte mund të rikthehet në futbollin italian.

Sport

20/03/2019 22:54

Ish trajneri i Juventusit dhe Chelsea, është dëshira e madhe e skuadrës së Romës.

‘Corriere della Sera’ shkruan se skuadra e Romës po e ëndërron angazhimin e Contes në skuadër nga sezoni i ri, përcjell ‘lajmi.net’.

Roma tani për trajner ka të angazhuar Claudio Ranierin, i cili pritet të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Conte në anën tjetër është i papunë që pas shkarkimit nga Chelsea.

Trajneri italian gjithashtu po pëlqehet edhe nga Inter./Lajmi.net/