Skuadra e Man City reagon pas kalendarit të Krishtlindjes: Dy ndeshje në më pak se 48 orë – e papranueshme

Premierliga ka zbuluar kalendarin e ndeshjeve për Krishtlindjen.

Sport

17/10/2019 20:01

Futbolli anglez sjell ndeshje interesante për tifozët edhe në ditët e festave, madje ndeshjet më interesante luhen në fundvit.

Por, këtë edicion, orari i publikuar duket se i ka penguar skuadrës kampione në fuqi, Manchester City, të cilët kanë reaguar me deklaratë zyrtare.

“Jemi të zhgënjyer me kalendarin e Krishtlindjes. Nuk është ideale të luhet dy herë brenda më pak se 48 orëve. Nuk u jep kohë lojtarëve për rikuperim” thuhet në deklaratën e Man City, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të mbrojmë lojtarët, integritetin sportiv të ligës dhe kualitetin e tij” thuhet tutje.

Manchester City luan më 27 dhjetor kundër Ëolves, me fillim nga ora 19:45, kurse më 29 dhjetor luan kundër Sheffield United, me fillim nga ora 18:00. /Lajmi.net/