Sirenë angleze për Strakoshën, portieri shqiptar kërkohet nga gjigantët e Londrës

Sirenë angleze për Thomas Strakoshën. Për portierin e Lazios, mundësia e të luajturit në Premierligë, është një nga aspiratat e tij kryesore.

Sport

11/06/2019 11:47

Atmosfera e futbollit britanik në veçanti e fascinon atë. Në pranverën e vitit 2018, ai u përcoll nga Liverpooli, që më pas vendosi të transferonte Alisson.

Por së fundmi është shfaqur një tjetër interesim nga Anglia apo më saktësisht nga dy gjigantët londinezë, Arsenal dhe Tottenham, përcjell lajmi.net.

Dy klubet do luftojnë për të siguruar shërbimet e gardianit shqiptar, i cili megjithatë do largohej vetëm për një pagë më të mirë.

Strakosha nuk është në listën e largimit të Lazios. Ai konsiderohet si një nga shtyllat e e ekipit të Inzaghit, i cili e promovoi atë nga Primavera në formacionin titullar në Serie A.

Me Lazion ai është ende nën kontratë, por pozita e tij mund të rishikohet nëse vjen një ofertë së paku 25 milionë euro. /Lajmi.net/