Silva: PSG mund t’a arrijë finalen e Ligës së Kampionëve

Thiago Silva, beson se PSG duhet t’a synojë arritjen në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

13/09/2015 17:06

Silva ka dhënë indikacione se finalja e Ligës së Kampionëve është në mendimet e tij, teksa klubi do të tentojë ta përmirësojë suksesin e vitit të kaluar, që ishte arritja në qerek-finale

“Kur e shikoj ekipin tonë këtu i imagjinoj shumë gjëra, në veçanti finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë 30 vjeçari për Telefoot.

Silva gjithashtu e ka lavdëruar bashkëlojtarin te Parisi Blaise Matuidi, i cili ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit.

“Teknikisht dhe fizikisht mendoj që ai është një fenomen”, theksoi braziliani.