Silva ka frikë nga Reali, Barcelona dhe Atletico
Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva dëshiron që Manchester City t’i shmanget Barcelonës, Real Madridit dhe Atletico Madridit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Sport
David Silva dëshiron që Manchester City t’i shmanget Barcelonës, Real Madridit dhe Atletico Madridit në shortin e së hënës në Nyon që do t’i përcaktojë çiftet e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
“Citizens” u kualifikuan përpara falë fitores 2:0 në xhiron e fundit kundër Romës në Olimpico.
Dhe, Silva tani shpreson që mos të takohet me ndonjërën prej tri skuadrave nga vendlindja e tij.
“Preferoj dikë tjetër. Nuk dua të takohem me to. Sa më vonë që takoheni me një skuadër spanjolle, aq më mirë, apo jo”, deklaroi Silva, skuadra e së cilit u eliminua nga gara e edicionit të shkuar nga Barcelona.