Shqiptari e dërgon në gjykatë Ballistin

Tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Morina që njihet ndryshe si Ballisti pritet të paraqitet në gjykatë, pas një denoncimi që ka marrë nga bashkëkombësi i tij, gazetari, Kastriot Myftaraj.

Sport

05/04/2015 22:30

Tifozi i Kombëtares shqiptare, Ismail Morina-Ballisti, do të paraqitet në gjykatë për dronin që lëshoi mbi Beograd.

Është gazetari Kastriot Myftaraj ai i cili ka bërë kallëzim penal kundër Ballistit, duke e cilësuar aktin e tij si provokim për luftë, pasi do të marrë një denoncim nga një shqiptar.

Sipas Myftarajt, gjesti i Ballistit ishte si “vepër me qëllime terroriste”, transmeton gazetaexpress.