Shqiptarët nga Zvicra me show-emision të ri (Foto)

Shqiptarët të cilët jetojnë në Zvicër u bënë me një emision të ri televiziv të titulluar “Fol Shqip”, i cili do të transmetohet në kuadër të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) .

ShowBiz

10/01/2016 20:45

Altin Marku është ideator i këtij shou, i cili për synim ka që nëpërmjet humorit, si një formë relaksimi ta bëjë përcjellen e ecurive aktuale – zhvillimore dhe integruese të shqiptarëve atje.

Në mbledhjen e cila u mbajt me 8 Janar në Cyrih, brenda lokaleve të Neosana AG, ishte takimi i parë i ekipit realizues në të cilin ka qenë i pranishëm edhe aktori kosovar Agron Sokoli, transmeton lajmi.net.

Ky i fundit, së bashku me Altinin i kanë njoftuar të pranishmit për rrjedhën dhe synimet e këtij emisioni, duke i lënë me shpresë që në të ardhmen do të zë vend edhe në kanale të ndryshme zvicerane./lajmi.net