Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër Letonisë me rezultat 1:0, e vlefshme për ndeshjet e grupit K për kualifikime në Kampionatin Botëror. Golin e vetëm e shënoi Kristijan Asllani nga penaltia në minutën e 25-të që ia solli 3 pikë tejet të rëndësishme Shqipërisë, transmeton lajmi.net. Kombëtarja “Kuq e zi” tash ka…

Sport

09/09/2025 22:39

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër Letonisë me rezultat 1:0, e vlefshme për ndeshjet e grupit K për kualifikime në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm e shënoi Kristijan Asllani nga penaltia në minutën e 25-të që ia solli 3 pikë tejet të rëndësishme Shqipërisë, transmeton lajmi.net.

Kombëtarja “Kuq e zi” tash ka 8 pikë pas 5 ndeshjeve dhe gjendet në pozitën e dytë në grup, prapa Anglisë e cila ka 15 pikë nga 5 ndeshje.

Anglia sonte fitoi me rezultat 0:5 kundër Serbisë, duke i shkatërruar totalisht.

Me këtë humbje, Sebia bie në vendin e 3-të me 7 pikë, pas 4 ndeshjeve.

Me 11 tetor, Serbia luan kundër Shqipërisë, ndeshje që mund të jetë vendimtare për pozitën e dytë të grupit. /lajmi.net/