Shqetëson Southgate: Maguire është ndër lojtarët më të mirë
Gareth Southgate ka folur për situatën që është duke e kaluar kombëtarja që ai menaxhon, Anglia, pas përfundimit të një kampanje aspak të suksesshme në Ligën e Kombeve. Ndër të tjera, ai u pyet edhe për Harry Maguiren, saktësisht në lidhje me ftesën e rregullt që mbrojtësi e ka në çdo lojë të “Tre Luanëve”,…

Sport
Gareth Southgate ka folur për situatën që është duke e kaluar kombëtarja që ai menaxhon, Anglia, pas përfundimit të një kampanje aspak të suksesshme në Ligën e Kombeve.
Ndër të tjera, ai u pyet edhe për Harry Maguiren, saktësisht në lidhje me ftesën e rregullt që mbrojtësi e ka në çdo lojë të “Tre Luanëve”, transmeton lajmi.net.
Përkitazi me këtë pyetje, selektori anglez e dha një përgjigje që nuk bazohet fort në performancat e lojtarit të Manchester United.
“Ai është ndër lojtarët më të mirë. Si të mos e ftoj kur na jep më shumë shanse për të fituar”, theksoi ai.
Siç dihet, Maguire është në qendër të kritikave për një kohë të gjatë, pasi paraqitjet e tij, si me klub, ashtu edhe me kombëtare, ishin poshtë mesatares. /Lajmi.net/