Shqetësime në kampin e Arsenalit, lëndohet Partey

Arsenali vuan nga lëndimi i Thomas Partey, para ndeshjes me Leeds United. Thomas Partey do të kthehet në Arsenal pasi ka humbur ndeshjen kualifikuese të Ganës për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Angolës për shkak të lëndimit. Menaxheri i Gana, Chris Houghton konfirmoi se Partey ka pësuar një lëndim, transmeton lajmi.net. “Thomas ka disa…

Sport

28/03/2023 14:23

Arsenali vuan nga lëndimi i Thomas Partey, para ndeshjes me Leeds United.

Thomas Partey do të kthehet në Arsenal pasi ka humbur ndeshjen kualifikuese të Ganës për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Angolës për shkak të lëndimit.

Menaxheri i Gana, Chris Houghton konfirmoi se Partey ka pësuar një lëndim, transmeton lajmi.net.

“Thomas ka disa probleme të vogla dëmtimi. Ne menduam se ishte një rrezik shumë i madh për ta nisur atë”, tha trajneri.

Arsenali pret që Partey të kthehet në ‘London Colney’ të martën, ku do të vlerësojë mesfushorin, përpara ndeshjes në shtëpi të kësaj fundjave me Leeds./Lajmi.net/