Shkëlqen Kane, Tottenham kualifikohet në fazën grupore të “Conference League”

Tottenham ka shënuar fitore në shtëpi ndaj skuadrës portugeze, Ferreira.

Sport

26/08/2021 22:36

Pavarësisht që humbën ndeshjen e parë (0-1), Spurs ia dolën ta përmbysin rezultatin në takimin e dytë për t’u kualifikuar në fazën grupore të Ligës së Konferencave, shkruan lajmi.net.

Ylli anglez, Harry Kane kaloi vendasit në epërsi pas vetëm nëntë minutave.

I dyti shënoi sërish për të dyfishuar epërsinë (35′).

Kurse, goditjen finale ia dha Lo Celos (70′).

Me këtë fitore, Tottenham tani është kualifikuar në fazën grupore dhe së shpejti do mësojë kundërshtarin pas hedhjes së shortit./Lajmi.net/