Shaqiri rikthehet në stërvitje të plotë te Liverpool
Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje te plotë.
Sport
Ka pasur raportime që shqiptari ka munguar në stërvitje, pas një problemi, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Shaqiri është duke bërë stërvitje të plotë bashkë me bashkëlojtarët.
29-vjeçari ka zhvilluar 788 minuta për “Reds” këtë edicion, por pritet që të largohet në fund të edicionit.
Sevilla, Roma dhe Galatasaray thuhet se kanë shprehur interesim për Shaqirin./Lajmi.net/