Shaqiri po kryen testet mjekësore te Stoke

14:21 | 10 Gusht 2015

Foto nga: http://lajmi.net/shaqiri-po-kryen-testet-mjekesore-te-stoke/

Sipas lajmeve nga mediat italiane, mësojmë se Xherdan Shaqiri është duke i kryer testet mjekësore te skuadra e Stoke Cityt.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Shaqiri është duke i kryer testet mjekësore te skuadra e Stoke.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën angleze.

Për Shaqirin kanë qenë të interesuara disa skuadra, mirëpo ai duket se ka vendosur që të transferohet te Stoke City.