Shaqiri: Na mungojnë shumë tifozët, mbetem i fokusuar në punën time

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është deklaruar para sfidës së radhës ndaj Real Madridit.

Sport

11/04/2021 18:37

Pas fitores ndaj Aston Villas, “Reds” synojnë përmbysjen ndaj “Mbretërve” dhe të kualifikohen në gjysmëfinale, shkruan lajmi.net.

Shaqiri ka folur për rëndësinë e Kloppit, derisa thotë se çdo skuadër ka ngritje dhe zbritje, andaj duhet të qëndrojnë të qetë.

“Ai bisedon me neve shumë dhe provon të na rikthen në fushë të kërkojmë çfarë duam. Kjo është e rëndësishme dhe sigurisht ne gjithmonë kemi qëndruar pozitiv. Kjo është me shumë gjasa fuqia jonë. Unë qëndroj i fokusuar në punën time”.

“Kur koha të vjen, duhet të jesh aty për skuadrën që të fitojë ndeshje. Jam i lumtur që jam i përfshirë. Jam lojtar që i pëlqen të vendos ndeshjet dhe marrë rrezikun në fushë”.

“Të gjithë e dinë se si tifozët e na shtynë. Na mungojnë shumë. Duhet të provojmë të qëndrojmë të qetë. Çdo skuadër ka ngritje dhe zbritje, jemi njerëz”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja e parë mes Realit dhe Liverpoolit përfundoi me rezultat 3 – 1 në të mirë të klubit spanjoll./Lajmi.net/