Shaqiri ka një mesazh për ekipin e Stoke Cityt

Xherdan Shaqiri ka thënë se skuadra duhet të qëndrojë e bashkuar, për ta siguruar mbijetesën në Premierligë.

Sport

17/04/2018 10:31

Xherdan Shaqiri ka një thirrje për bashkëlojtarët e Stoke Cityt.

Mesfushori kosovar ka thënë se skuadra duhet të qëndrojë e bashkuar, për ta siguruar mbijetesën në Premierligë.

I pyetur nëse Stoke mund ta sigurojë mbijetesën, Shaqiri tha për “Sky Sports News”: “Sigurisht, ne kemi edhe katër ndeshje dhe jemi plot besim”.

“Ne duhet t’i fitojmë disa ndeshje, është e thjeshtë. Por, edhe duhet të jemi të bashkuar si ekip”, theksoi ai. /Lajmi.net/