Serie A do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme

Lega Serie A do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me krijimin e Superligës Evropiane.

Sport

19/04/2021 14:19

Asamblea e Lega Serie A do të mblidhet sot për të diskutuar për ngjarjet e fundit, transmeton lajmi.net.

Sipas “Corriere dello Sport”, thuhet se skuadra e Romës mund të ftohet të bashkohet me klubet themeluese Juventus, Milan dhe Interin në Superligën Evropiane.

Por, “Giallorossët” ende nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë dhe tani që mbledhja e Serie A është pranë.

Takimi thuhet se do të vlerësojë pozicionet e klubeve të ndryshme që duket se janë kundër formimit të kësaj gare të re, pasi do të dëmtonte të ardhurat nga të drejtat e TV-së.

Sipas artikullit, Juventusi, Milani dhe Interi nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje./Lajmi.net/