Sensacioni i Bundesligës zbulon të ardhmen e tij

Erling Braut Haaland ka zbuluar se nuk do të largohet nga Borussia Dortmund në afatet e ardhshme kalimtar.

Sport

26/06/2020 15:12

Ylli norvegjez ka impresionuar gjigantët evropianë me performancat e tij këtë sezon, fillimisht te RB Salzburg, e pastaj te Borussia Dortmund, tek e cila skuadër kaloi në janar.

19 vjeçari që menaxhohet nga Mino Raiola, ka qenë i lidhur me skuadra të mëdha, si Juventus, Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint Germain.

“Unë jetoj me të tashme”, ka deklaruar Haaland, kur është pyetur për të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

“Unë vetëm sapo kam arritur te Dortmund, dhe nuk jam duke menduar për largim tani”.

Haaland raportohet se ka një klauzolë prej 70 milionë euro në kontratën e tij./Lajmi.net/