Sarri afër të arrijë marrëveshje me Tottenhamin

Tottenham Hotspur është afër të arrijë marrëveshje me trajnerin italian, Maurizio Sarri.

Sport

21/05/2021 20:58

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, Tottenham Hotspur ka hapur negociatat me Maurizio Sarrin dhe marrëveshja është vetëm çështje kohe, transmeton lajmi.net.

Sarri ishte pjesë e Chelseat në sezsonin 2018-2019 ku fitoi Europa League. Italiani njihet për stilin e tij dhe lojën atraktive, por edhe për karakterin e tij kontrovers dhe kokëfortësinë, gjë që e ka futur në telashe me zyrtarët e klubeve të cilat i ka menaxhuar.

Italiani ishte pjesë e Juevntusit, ku fitoi Serie A dhe sipas të gjitha gjasave është afër një rikthimi në Angli tek skuadra e Tottenham Hotspur, e cila shkarkoi Jose Mourinhon më herët gjatë muajit prill./Lajmi.net/