Santi Aouna: Reali ende është i interesuar për Mbappen

Real Madridi është ende i interesuar për të nënshkruar me Kylian Mbappe. Të paktën kështu raporton gazetari Santi Aouna, transmeton lajmi.net. Ndonëse presidenti i “Los Blancos” flet në mënyrë kategorike se nuk do ta transferojë lojtarin, raportimet thonë ndryshe. Vetë lojtari po ashtu po jep shenja largimi, mirëpo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht diçka e…

Sport

12/10/2022 10:15

Real Madridi është ende i interesuar për të nënshkruar me Kylian Mbappe.

Të paktën kështu raporton gazetari Santi Aouna, transmeton lajmi.net.

Ndonëse presidenti i “Los Blancos” flet në mënyrë kategorike se nuk do ta transferojë lojtarin, raportimet thonë ndryshe.

Vetë lojtari po ashtu po jep shenja largimi, mirëpo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht diçka e tillë.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo sagë. /Lajmi.net/