Rugovasja poston video duke gjuajtur me revole, arrestohet nga policia
Një vajzë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri në Rugovë të Pejës. Gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë. Me vendim të…
Lajme
Një vajzë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri në Rugovë të Pejës.
Gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.