Rritet numri i protestuesve, qytetarët afrohen pranë Kuvendit
Është rritur numri i qytetarëve që po qëndrojnë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në prag të seancës së nesërme të Kuvendit ku pritet të shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Protestuesit kanë larguar edhe barrierat metalike të vendosura në hapësirën përreth dhe janë afruar më pranë objektit të Kuvendit. Qytetarët po qëndrojnë…
Lajme
Është rritur numri i qytetarëve që po qëndrojnë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në prag të seancës së nesërme të Kuvendit ku pritet të shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Protestuesit kanë larguar edhe barrierat metalike të vendosura në hapësirën përreth dhe janë afruar më pranë objektit të Kuvendit.
Qytetarët po qëndrojnë në shesh gjatë natës, ndërsa protesta po vazhdon në pritje të seancës së nesërme, ku pritet të votohet për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara.

