Protestuesit e kalojnë natën para derës së Kuvendit, presin deputetët për seancën e nesërme për ligjin për Specialen
Qytetarët e Kosovës, tash e 19-të ditë po protestojnë çdo natë në sheshin “skenderbeu”. Protesta ka ardhur pas vendimit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale në Hagë, për t’i dënuar me burg Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Për 19-të netë, ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe institucionet e tjera të bëhet…
Lajme
Qytetarët e Kosovës, tash e 19-të ditë po protestojnë çdo natë në sheshin “skenderbeu”.
Protesta ka ardhur pas vendimit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale në Hagë, për t’i dënuar me burg Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Për 19-të netë, ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe institucionet e tjera të bëhet një zgjidhje, ndërkaq PDK ka dërguar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Specialen.
Kjo kërkesë fillimisht është trajtuar nga Qeveria, e më pas është dërguar në Kuvend, ku nesër do të jetë në rend dite të seancës.
Para kësaj seance, protestuesit kanë vendosur që të kalojnë natën në shesh.
Ata do të qëndrojnë sot para derës së Kuvendit deri nesër kur edhe do të mbahet seanca dhe do të votohet për ndryshimin e këtij ligji. /Lajmi.net/
