Rrahmani: Ishte ndeshje e vështirë, luftuam sa mundëm por nuk dilnim dot në sulm

Amir Rrahmani ka folur pas ndeshjes ndaj Greqisë.

Sport

12/06/2022 23:13

Kapiteni i Kosovës nuk është shprehur aspak i lumtur me udhëtimin në Greqi.

Ai komentoi ndeshjen, por edhe sjelljet e tifozëve vendas.

“Besoj se ishte ndeshje shumë e vështirë. Luftuam sa mundëm, nuk arritëm të dalim në sulm sepse humbëm topa në mesfushë. Pastaj pranonim kundërsulme. Kështu ishte tërë kohën. Nuk kishim shumë lëvizje, ndoshta nuk kërkuam shumë topin dhe nuk dolëm mirë përpara”, ka thënë Rrahmani, transmeton lajmi.net.

“Edhe presioni, normalisht, sepse… gjithashtu unë dhe Kryeziu ishim 1-1 ndaj sulmuesve të tyre. Ishte presing i lartë, por ndoshta edhe presioni i ndeshjes dhe rëndësia e bëri të vetën”, shtoi kapiteni.

“Unë protestova te gjyqtari kryesor dhe i katërti, sepse ato që hodhën janë të temperaturës së lartë sepse janë të rrezikshme. Trajneri i tyre më fyu dhe i thash se është trajner duhet të jetë më i qetë”, tha mes tjerash Amir Rrahmani. /Lajmi.net/