“Rrahje” në stërvitjen e Bayernit (VIDEO)

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është përleshur me mbrojtësin Jerome Boateng në stërvitjen e sotme të gjigantit bavarez.

Sport

20/05/2015 14:42

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është kacafytur me mbrojtësin Jerome Boateng në stërvitjen e sotme të ekipit.

Gjithçka ka nisur pas një ndërhyrje që Boateng e ka bërë në sulmuesin polak, ndërsa për ta ndaluar përleshjen mes tyre u desh intervenimi i futbollistëve tjerë, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Trajneri Pep Guardiola vendosi që t’i largojë të dy futbollistët nga stërvitja, në drejtim të zhveshtores. Tani, mbetet të shihet nëse ata i pret një ndëshkim nga ana e klubit.

YouTube player