Ronaldo shënon golin e parë – në edicionin e ri me Manchester United

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë këtë edicion me Manchester United. Edicioni i ri i sezonit 2022-23 nuk nisi mirë për Ronaldon, pasi në disa ndeshje u inkuadrua nga banka rezervë. Ndërsa, në shtatë ndeshje sa kanë zhvilluar ‘Djajtë e Kuq’ deri më tani, ylli portugez nuk ka tundur fare rrjetën. Por, sot ai…

Sport

15/09/2022 20:04

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë këtë edicion me Manchester United.

Edicioni i ri i sezonit 2022-23 nuk nisi mirë për Ronaldon, pasi në disa ndeshje u inkuadrua nga banka rezervë.

Ndërsa, në shtatë ndeshje sa kanë zhvilluar ‘Djajtë e Kuq’ deri më tani, ylli portugez nuk ka tundur fare rrjetën.

Por, sot ai arriti të shënojë golin e parë në edicionin e ri, pasi realizoi nga pika e bardhë, në kuadër të ndeshjes së Evropa Ligës, ndaj Sheriff (takim ky që vazhdon të jetë 2:0 në favor të United).

Më poshtë e gjeni golin e pesë herë lojtarit më të mirë në botë: