Ronaldo refuzoi një ofertë prej më shumë se 200 milionë euro nga një klub i Arabisë Saudite
Cristiano Ronaldo, ndonëse refuzohej nga ekipet evropiane, pati disa oferta të majme për të luajtur jashtë kontinentit të vjetër. Sipas asaj që bën të ditur CNN Portugal, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” hodhi poshtë një ofertë prej 243 milionë euro për dy vite nga Al-Hilal i Arabisë Saudite këtë verë. Në bazë të…
Sport
Cristiano Ronaldo, ndonëse refuzohej nga ekipet evropiane, pati disa oferta të majme për të luajtur jashtë kontinentit të vjetër.
Sipas asaj që bën të ditur CNN Portugal, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” hodhi poshtë një ofertë prej 243 milionë euro për dy vite nga Al-Hilal i Arabisë Saudite këtë verë.
Në bazë të kësaj page të propozuar, lojtari do të fitonte hiç më pak se 2.8 milionë euro në javë.
Gjithsesi, ish-lojtari më i mirë në botë mendon se mund të japë akoma kontributin e tij në Evropë. /Lajmi.net/