Ronaldo mungon kundër Brescia

Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Brescia.

Sport

15/02/2020 21:45

Në kuadër të Serie A, skuadra e Juventus do të ketë punë me skuadrën e Brescia, në xhiron e 24-të.

Në këtë ndeshje, ‘Zonja e vjetër’ do të jetë pa yllin kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Mediet italiane raportojnë se Ronaldo është lënë jashtë skuadrës, për arsye se ka nevojë të pushojë, transmeton lajmi.net.

Portugezi nuk ka ndonjë telashe me gjendjen fizike, por duket se ka pasur ngarkesë të madhe gjatë javëve të fundit.

Në radhët e Juventus do të mungojnë edhe Federico Bernardeschi, Sami Khedira, Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, të cilët janë të lënduar. /Lajmi.net/