Ronaldo do ta zëvendësojë Mbappen te PSG

Media e njohur spanjolle, “Todo Fichajes”, raporton se deklarata e fundit e presidentit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi për Kylian Mbappe që nuk do largohet kurrë nga "Parisienët", nuk janë asgjë më shumë se metodë për ta bindur ta rinovojë.

Sport

07/06/2021 18:45

Mediumi spanjoll është plotësisht optimist se lojtari edicionin tjetër do vesh fanellën e “Los Blancos”, pavarësisht zemërimit të sheikut, transmeton lajmi.net.

Në çdo çështje, PSG është duke shikuar mundësitë e transferimit të Cristiano Ronaldos si zëvendës u francezit.

Pasi Mbappe të kalojë të 13 herë kampioni i Evropës, ideja e PSG-së është të prezantojë Ronaldon sa më shpejtë të jetë e mundur.

CR7 vetëm se e ka paralajmëruar largimin me anë të një letre ku thoshte se ka fituar gjithçka të mundshëm.

Pos kësaj, PSG do ofrojë edhe Mauro Icardin në shkëmbim që të sjellin Ronaldon në “Parkun e Princave”.

Problem do jetë paga e portugezit, që fiton hiq më pak se 30 milionë euro në vit./Lajmi.net/