Romagnoli dëshiron qëndrimin tek Milani

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar edhe më tej në klub.

Sport

29/05/2021 14:28

Sipas “Tuttosport”, thuhet se Romagnoli do të largohej nga Milani, pas shkëlqimit të Fikayo Tomorit në “San Siro”, transmeton lajmi.net.

Italiani nuk po gjen hapësira në formacionin e Piolit, i cili po preferon dyshen Kjaer-Tomori në mbrojtje, por megjithatë ai ka mbeur optimist.

Kontrata e Romagnolit skadon në vitin 2022, dhe në rast të shitjes Milani kërkon nga 15 deri në 20 milionë euro.

Por për momentin, Romagnoli nuk e ka ndërmend ta lëshojë Milanin, arsyeja është sepse ai ndjen përgjegjësi pasi është njëri nga “veteranët” e klubit me 266 ndeshje mbi supet e tij./Lajmi.net/