Roma pa problem me Atalantan

Roma shënoi fitore të radhës në Serie A. Giallorossët mposhtën Atalantan në Olimpico me rezultat 3:1, duke u afruar sërish në pesë pikë nga lideri Juventus, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Rodrigo Taddei kaloi Romën në epërsi pas 13 minutash lojë, kurse pak para përfundimit të pjesës së parë avantazhin e vendasve…

Sport

12/04/2014 21:43

Roma shënoi fitore të radhës në Serie A. Giallorossët mposhtën Atalantan në Olimpico me rezultat 3:1, duke u afruar sërish në pesë pikë nga lideri Juventus, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rodrigo Taddei kaloi Romën në epërsi pas 13 minutash lojë, kurse pak para përfundimit të pjesës së parë avantazhin e vendasve e dyfishoi Adem Ljajic.

Gervinho shënoi në minutën e 63-të duke vulosur fitoren e Romës.

Kurse, krejt qka arritën të bëjnë mysafirët ishte shënimi i golit të nderit në minutën e 78-të nëpërmjet Giulio Migliaccos.

Roma u rikthye në pesë pikë disavantazh ndaj liderit Juventus që takohet të hënën mbrëma me Udinesen në Friuli.