Roma merr tre pikët në frymën e fundit në Olimpico, mposht Spezian

Roma ka triumfuar në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Spezias të vlefshme për xhiron e 19-të të Serie A.

Sport

23/01/2021 17:07

“Giallorossët” e nisën mirë ndeshjen, këtë ndeshje nuk u paraqit Edin Dzeko, për të cilin thuhet se ka pasur një zënkë me trajnerin Fonseca, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Borja Mayoral i dha avantazhin vendasëve në minutën (17′). Spezia barazoi rezultatin në minutën (24′) përmes Piccoli.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë filloi me euforinë e Romës, ata shënuan dy herë, përkatësisht në minutën (52′) Mayoral shënoi golin e dytë personal dhe pas tre minutash, saktësisht në minutën (55′) Karsdrop.

Spezia befasoi me vullnetin e treguar, ata shënuan përmes Farias (59′) dhe Verde (90′) për të barazuar shifrat në Olimpico.

Por kur u mendua se gjithçka përfundoi, Lorenzo Pellegrini, doli shpëtimtari i skuadrës së tij, ai shënoi në minutën (92′) për ti arkëtuar tre pikët për Romën.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të Romës./Lajmi.net/