Roma kërkon që Belotti të jetë pasuesi i Dzekos

Roma është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe drejtori sportiv Tiago Pinto, është i interesuar për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

Sport

14/04/2021 11:41

Klubi i madh italian dëshiron të gjejë pasuesin e Edin Dzekos, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e kapitenit është e pasigurt dhe do diskutohet në fund të sezonit, por Roma ka nisur të kërkojë pasuesin e mundshëm.

Roma ka opsionin për blerje të Borja Mayoral për 15 milionë euro në verë ose t’ia vazhdojnë huazimin deri në qershor të 2022 me opsion blerje për 20 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, Roma ka vendosur t’ia vazhdojë huazimin, derisa synon që në afatin e ardhshëm veror të kompletojë transferimin e Belottit.

Në garë për Belottin është edhe Milan, që janë duke vëzhguar me vëmendje situatën.

Kontrata e italianit me Torinon skadon në qershor të 2022 dhe nuk ka pranuar të rinovojë.

27-vjeçari është në kërkim të një klubi të madh, derisa pëlqehet edhe nga top klubet evropiane, si Atletico Madrid, Chelsea, Everton dhe Lyon./Lajmi.net/