Roma i vendos çmimin Nicolo Zaniolos

Skuadra e Romës i ka vendosur çmimin talentit premtues të skuadrës, Nicolo Zaniolo.

Sport

15/06/2019 11:30

Romakët duan ta ndërtojnë skuadrën rreth Zaniolo dhe nuk do të pranojnë ta shesin lojtarin për ndonjë çmim nën 70 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sipas specialistit të merkatos, Gianluca Di Marzio, Roma po synon të rindërtoj gjithçka me Paulo Fonesca, dhe të gjitha planet do të bëhen rreth Zaniolo.

Gazetari raporton se Roma do të refuzojë të gjitha ofertat, përderisa nuk vije ndonjë që është e parefuzueshme, siç ishin ato për Mohamed Salah dhe Alisson Becker.

Skuadrat që janë të interesuara për Zaniolo janë Juventus, Arsenal dhe Tottenham Hotspur.

I riu italian ka regjistruar 36 ndeshje këtë edicion, duke shënuar gjashtë gola. /Lajmi.net/