Roma gati të nënshkruajë me talentin amerikan, pasi marrëveshja me Juven dështoi

Roma është gati të nënshkruajë me Bryan Reynolds nga Dallas FC.

Sport

22/01/2021 22:34

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Bryan Reynolds është gati të transferohet tek Roma për një shifër rreth shtatë milionë euro nga Dallas FC, transmeton lajmi.net.

Për Reynolds, flitej se do të transferohej tek Juventus, por meqë “Bianconerët” nuk munnd të transferonin lojtarë jashtë Evropës, nga rregulli i BE-së, atëherë drejtuesit e Juves kishin paraparë që amerikani të shpenzonte gjashtë muaj i huazuar tek Benevento dhe pastaj të niste aventurën e tij në Torino.

Por si duket marrëveshja ka dështuar, dhe tani Roma është favorite për nënshkrimin e tij. Reynolds thuhet se do ti kushtojë rreth 7 milionë euro “Giallorossëve”./Lajmi.net/