Robben: Duam ta fitojmë Bundesligën pa asnjë humbje

Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben ka thënë se synimi kryesor i tij pe skuadrën bavareze për këtë sezon në Bundesligë, është që ta fitojë atë pa pësuar asnjë humbje.

Sport

25/01/2015 09:14

Bayerni është lider ne tabelën e Bundesligës, teksa Robben ka thënë se ai dëshiron ta fitojë këtë trofe duke mos pësuar asnjë humbje gjatë tërë sezonit.

“Unë shpresoj se ne jemi gati. Ne kemi një javë tjetër për stërvitje dhe duhet ta menaxhojmë kohën mirë”.

“Ne kemi bërë një punë shumë të mirë, sidomos në kampin tonë stërvitor. Dëshirojmë që ta fitojmë titullin pa pësuar asnjë humbje”, përfundoi Robben.

Bayerni momentalisht nga 17 ndeshje të luajtura gjithsej ka arritur të shënojë 14 fitore dhe tre barazime.