Riquelme: Ëndërroj ta shoh Messin me fanellën e kësaj skuadre

uan Roman Riquelme ka pranuar se dëshiron ta shehë Leo Messin duke veshur fanellën e Boca Juniors.

Sport

18/09/2019 14:06

Ish ylli i Boca Juniors, Juan Roman Riquelme ka pranuar se dëshiron ta shehë Leo Messin duke veshur fanellën e gjigantit argjentinas.

Riquelme ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me yllin e Barcelonës.

“Ta shoh Messin me fanellën e Boca Juniors është një ëndërr”, deklaroi Riquelme për “TycSports”, transmeton lajmi.net.

“Me të flas shpesh, më ka kërkuar të organizojmë një ndeshje në një datë ku ai nuk ka të caktuar ndeshje me Barcelonën”, theksoi ai. /Lajmi.net/