‘RIP Norwich’ – skuadra e promovuar në Premierligë përballet me Cityn… pa 11 lojtarë

Të mposhtësh Manchester Cityn është tashmë një detyrë e vështirë për secilin skuadër të Premierligës, por me mungesën e 11 lojtarëve për shkak të dëmtimit duket gati e pamundur.

Sport

14/09/2019 08:23

Kjo është ajo që Norwich do të përpiqet të bëjë sot, pasi menaxheri Daniel Farke zbuloi se 11 lojtarë do të jenë jashtë për sfidën e sotme.

‘Canaries’ do të jenë pa Max Aarons, Timm Klose, Christoph Zimmermann, Grant Hanley dhe Ben Godfrey në mbrojtje, ndërsa Tim Krul është gjithashtu në dyshim në portë, duke e lënë ekipin e parë praktikisht pa gjithë vijën mbrojtëse standarde, përcjell lajmi.net.

Në mesfushë, ata do të jenë pa Tom Trybull, Mario Vrancic dhe Moritz Leitner ndërsa anësori Onel Hernandez gjithashtu mbetet ende në dyshim.

Për më tepër, Patrick Roberts është gjithashtu i padisponueshëm pasi nuk mund të luajë kundër klubit të tij të fëmijëror. /Lajmi.net/