Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA-së për sigurinë e vendit tonë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘X’, Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’ve ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit. “Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme…

Lajme

01/05/2026 21:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘X’, Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’ve ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe të gjithë rajonit”, ka thënë Kurti.