Tragjike: 43-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Prizren – pranë trupit është gjetur një armë zjarri
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Piran të Prizren, rreth orës 12:00 të ditës së sotme. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Lajmi.net se njësitë policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,…
Lajme
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Piran të Prizren, rreth orës 12:00 të ditës së sotme.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Lajmi.net se njësitë policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa gjatë ekzaminimit pranë trupit është gjetur një armë zjarri, e cila është sekuestruar me urdhër të prokurorit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave./Lajmi.net/