lajmi.net

Reus refuzon Barcelonën për Realin

Lajmet e fundit spanjolle kanë filluar të raportojnë se Marco Reus ka refuzuar Barcelonën vetëm për tu transferuar te skuadra e Real Madridit.

Sport

17/12/2014 21:59

E përditshmja spanjolle Marca raporton se Marco Reus i ka thënë Barcelonës që dëshiron të transferohet te Reali.

Blaugranët nuk kanë të drejtë të transferojnë lojtarë gjatë janarit, dhe kjo është arsyeja që Reus nuk e dëshiron transferimin në Camo Nou.

Besohet se gjermani gjatë afatit kalimtar dimëror do të veshë fanellën e Mbretërve të Real Madridit.

Ai është një mesfushor me kualitete të larta, i cili do ta forconte skuadrën e Los Blancos.

Reus refuzon Barcelonën për Realin

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus ka njoftuar Barcelonën se dëshiron t’i bashkohet rivalit Real Madrid, në rast se vendos të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni.

Sport

16/12/2014 18:55

Marco Reus ka njoftuar Barcelonën se dëshiron t’i bashkohet rivalit Real Madrid, në rast se vendos të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni.

Ylli gjerman është shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në futbollin evropian pasi gjatë verës së vitit të ardhshëm mund t’i aktivizohet dëmshpërblimi që i mundëson largimin nga klubi për 25 milionë euro.

Dhe, Real Madrid dhe Barcelona janë në mesin e klubeve që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Por, sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, Reus ka vendosur se nëse largohet nga Dortmund nuk do t’i bashkohet Barcelonës por Real Madridit. 

LM