Renildo pësoi lëndim serioz, jashtë për gjashtë muaj

Mbrojtësi i majtë i Atletico Madrid, Reinildo ka pësuar një lëndim serioz dhe do jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë. Atletico mbrëmë ishin mysafirë të Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, në kuadër të La Ligës, transmeton lajmi.net. Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë (1:1), teksa ‘rojiblancos’ në atë takim morën…

Sport

26/02/2023 13:22

Mbrojtësi i majtë i Atletico Madrid, Reinildo ka pësuar një lëndim serioz dhe do jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.

Atletico mbrëmë ishin mysafirë të Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, në kuadër të La Ligës, transmeton lajmi.net.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë (1:1), teksa ‘rojiblancos’ në atë takim morën një lajm aspak të mirë.

Pas një dueli me Federico Valverde me Reinildon, mbrojtësi i Atleticos pësoi një lëndim mjaft të rrezikshëm.

Kështu në minutën e 23′ ai la fushën, pasi dëmtimi nuk lejoi që lojtari të vazhdojë ndeshjen.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, 29 vjeçari ka thyer ACL-në e tij dhe do jetë jashtë fushave të blerta deri në gjashtë muaj.

Kujtojmë që Atletico pas atij barazimi ndodhen në vendin e katërt në tabelë, me 42 pikë, ndërsa Reali në vendin e dytë me 52 sosh./Lajmi.net/