Reguilon fillon testet mjekësore me Tottenhamin

Sergio Reguilon ka filluar testet mjekësore para transferimit në Tottenham.

Sport

17/09/2020 11:35

Sergio Reguilon është duke iu nënshtruar testeve mjekësore në Madrid, para kompletimit të transferimit në Tottenham, raporton “Sky Sports News”, transmeton lajmi.net.

Klubet kanë arritur marrëveshje për kalimin e mbrojtësit të majtë nga Santiago Bernabeu te skuadra e Spurs.

Njësoj sikurse Reguilon, edhe sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale njësoj pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore në kryeqytetin spanjoll.

Të dy futbollistët më pas mund të fluturojnë për në Londër për të finalizuar transferimin në Tottenham. /Lajmi.net/