Real Madridit po ia marrin ‘perlën’ e skuadrës

19:02 | 25 Nentor 2018

Real Madrid është shumë afër ta humbet një lojtar.

Real Madrid e ka huazuar Achraf Hakimin te Dortmundi, ndërsa këta të fundit e duan transferimin e tij permanent.

Mbrojtësi i talentuar ka impresionuar skuadrën gjermane, andaj duan që ta transferojnë atë qysh në afatin e janarit, përcjell “lajmi.net”.

Hakimi kishte bërë disa paraqitje edhe në skuadrën e parë të Real Madridit, mirëpo në verë vendosën të huazonin atë në Bundesligë.

Madrilenët do ta refuzojnë shitjen e marokenit, mirëpo Dortmund mund të bëjnë një ofertë të majme. /Lajmi.net/