Real Madridi me “një këmbë” në fazën tjetër, triumfon bindshëm kundër Bragës

Real Madridi ka shënuar fitore të madhe kundër Bragës, në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. 14 herë kampionët e Evropës kanë triumfuar 3:0 kundër Bragës, në takimin e vlefshëm për Grupin C, të zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net. “Mbretërit” avancuan me golin e Brahim Diaz në minutën…

Sport

08/11/2023 22:51

Real Madridi ka shënuar fitore të madhe kundër Bragës, në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

14 herë kampionët e Evropës kanë triumfuar 3:0 kundër Bragës, në takimin e vlefshëm për Grupin C, të zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net.

“Mbretërit” avancuan me golin e Brahim Diaz në minutën e 27-të të përballjes, pas asistimit nga Rodrygo.

Golin e dytë dhe të qetësisë për Los Blancos e regjistroi Vinicius Junior në minutë ne 58-të.

Vetëm tre minuta më vonë, golin e tretë për Real Madridin e realizoi Rodrygo që vulosi fitoren e vendasve.

Vlen të përmendet se mysafirët kishin rast të artë shënimi tek në minutën e gjashtë kur Djalo dështoi nga penalltia.

Sidoqoftë, Real Madridi me këtë fitore shkon në kuotën e 12 pikëve në renditjen tabelore. Braga mbetet me tri pikë në vendin e tretë./Lajmi.net/