Real Madrid dhe Barcelona po heqin dorë nga top talenti

Real Madrid dhe Barcelona kanë një shënjestër të përbashkët për këtë afat kalimtar veror.

Sport

17/04/2019 14:11

Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuar në transferimin e Joao Felix.

Madrilenët dhe katalonasit kanë vazhduar kontaktet me agjentin e talentit të Benficas, por këta të fundit i duan 120 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Real Madrid dhe Barcelona janë të gatshëm të heqin dorë nga Felix, nëse skuadra portugeze nuk e ulë çmimin.

Të dy skuadrat nga La Liga janë të gatshme të paguajnë një shumë afro 70 milionë euro për shërbimet e talentit. /Lajmi.net/